Aktualitet

Ulja e mesatares në magjistraturë, Këshilli i Lartë Gjyqësor: Kuotat nuk lëvizin!

KPL dhe KLGJ pas uljes së mesatares për në shkollën e magjistraturës përcakton numrin e vitit akademik 2024-2025 .

Për profilin prokuror, KLP thotë se janë 25 kandidatë. Për profilin gjyqtar KLGJ miraton numrin prej 20 kandidatë dhe 15 kandidatë për ndihmës ligjor, pra kuotat mbeten njësoj.

“Sot, në datë 31.01.2024, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:

Këshilli i Lartë Gjyqësor, në përmbushje të detyrimit ligjor dhe pas analizimit të situatës së sistemit gjyqësor dhe mundësive që ka Shkolla e Magjistraturës, miratoi numrin prej 20 (njëzet) kandidatë për magjistratë, profili gjyqtar dhe 15 (pesëmbëdhjetë) kandidatë për ndihmës ligjorë, që do të pranohen në programin e formimit fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për vitin akademik 2024-2025.

Më tej, Këshilli miratoi “Raportin vjetor të veprimtarisë së Komisionit të Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale për vitin 2023” si dhe “Raportin vjetor mbi veprimtarinë e Komisionit Disiplinor gjatë vitit 2023”.

Këshilli vendosi miratimin e raportit të vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtares znj. {…}, me qëllim gradimi, për periudhën e vlerësimit 2013-2016, gjatë ushtrimit të detyrës së inspektores pranë Inspektoratit të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Ndër të tjera, Këshilli miratoi vendimin për transferimin e znj. {…} në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë si dhe përfundimin para afatit të kohëzgjatjes së komandimit të gjyqtares znj. {…}, si ndihmësmagjistrate pranë Gjykatës së Lartë.

Këshilli miratoi vendimin për përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me Vendimin nr. 129, datë 01.04.2021, për kandidaten znj. {…}.

Në vijim, Këshilli vendosi për hapjen e procedurës dhe shpalljen e kërkesës për kandidatura nga radhët e gjyqtarëve për komandim në Këshillin e Lartë Gjyqësor, kohëzgjatjen, kriteret dhe procedurën e komandimit, për 4 (katër) pozicione “Nëpunës përgjegjës për vlerësimin” në Njësinë e Vlerësimit Profesional dhe Etik të Gjyqtarëve, si dhe 1 (një) pozicion “Këshilltar” në Njësinë Mbështetëse pranë Komisioneve të Përhershme.

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi për caktimin e seancës dëgjimore në datën 15 shkurt, për shqyrtimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistrates znj. {…} me funksion gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm {…}.

Gjithashtu, Këshilli vendosi për caktimin e seancës dëgjimore në datën 15 shkurt, për shqyrtimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistrates znj. {…} me funksion gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm {…}.

Këshilli miratoi vendimin për transferimin në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për gjyqtarët znj. {…} dhe znj. {…} në një pozicion të lirë në fushën e së drejtës civile, gjyqtarët znj. {…}, znj. {…} dhe znj. {…} në një pozicion të lirë në fushën e së drejtës penale, si dhe gjyqtarin z. {…}., në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Këshilli miratoi vendimin për përfundimin para afatit të transferimit të përkohshëm me pëlqim për gjyqtarët znj. {…} dhe znj. {…}.

Po ashtu, në kuadër të transferimeve si më sipër, gjatë mbledhjes u vendos të shqyrtohej dhe miratohej edhe përfundimi para afatit të transferimit të përkohshëm me pëlqim për gjyqtarin z. {…}.”-njofton KLGJ.