Showbiz

Urimi i ëmbël i Gjikos për Elitën në ditëlindjen e saj

Dyshja e showbizit, Gjiko dhe Elita Rudi janë një ndër çiftet më simpatikë të cilët gjithmonë ndajnë në rrjetet sociale momente të bukura me njëri-tjetrin.

Për ditëlindjen e 27-të të Elitës u organizua një festë familjare dhe ajo çfarë rrëmbeu vëmendjen e publikut ishte urimi i ëmbël i Gjikos për bashkëshorten e tij.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime…nëna e fëmijës tim…rrahja e zemrës time” -shkroi ai në anglisht në diçiturën e fotos ku shfaqet duke puthur Elitën.