Celebrities Gossip Showbiz

Urimi i Ermalit për Amin ishte gjithçka na duhej për sot!

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi janë ndër çiftet më të ‘vjetra’ të showbiz-it shqiptar. Prej shumë vitesh tanimë dyshja ka krijuar një familje dhe kanë dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.

Dyshja gjithmonë ndajnë momente nga jeta e tyre personale dhe me dy fëmijët e tyre. E gjithmonë në raste të rëndësishme e urojnë njëri-tjetrin duke i dedikuar fjalët më të bukura. Siç ka ndodhur së fundmi pasi ditën e sotme feston ditëlindjen Amarda dhe aktori ka zgjedhur ta urojë me disa fjalë shumë romantike.

Qofsh e lumtur gjithmonë dashuria ime

Ermali, përveçse një prezantues shumë i suksesshëm, që prej kur u shkëput nga televizioni ka nisur të prodhojë dhe luajë në filma që kanë rezultuar shumë të pëlqyera. E dukeqenëse bashkëshortja e tij është gjithashtu një figurë publike dhe Ermali njihet për bashkëpunimet e tij me kolege gjithmonë ekziston kurioziteti se përse nuk i ofron Amit një rol në filmat e tij.

Së fundmi, Ami e ftuar në një intervistë ka shuar çdo kureshtje në lidhje me këtë pyetje, duke lënë të hapur mundësinë se një ditë mund të jetë pjesë.

Sado e konsoliduar të jetë një marrëdhënie, xhelozitë në çift janë të pashmangshme. E kur bëhet fjalë për një personazh si Ermali, i cili bashkëpunimet në profesionin e tij i ka të shumta, nuk mund të mungojë pyetja nëse Ami bëhet xheloze.

Në një bisedë ‘online’ të bërë para disa ditësh me ndjekësit, prezantuesja bukuroshe i është përgjigjur kësaj pyetje shumë sinqerisht.