Celebrities Gossip Showbiz

Urimin më të ëmbël për ditëlindje Dj Geek e mori nga Dafina!

Tanimë, të deklaruar në publik, Dafinën dhe Dj Geek i shohim shpesh të postojnë bashkë në rrjete sociale. Të dy janë çift në jetën private, ashtu si dhe në atë profesionale. Madje kanë dhe një këngë bashkë, ku u prezantuan në publik si çift para dy vitesh.

Asokohe, kënga “Alo” pati shumë sukses dhe të dy dukeshin shumë të dashuruar në klip. Kënga numëron afro 17 milion klikime, mund të themi njk shifër shumë e lartë.

Çifti nuk ngurron të ndajë dhe momente intime me ndjekësit. Shtrirë në krevat teksa mbështeten në trupin e njëri-tjetrit Dafi dhe Dj Geek na kanë treguar pamjet më romantike që mund të shihnim prej tyre.

Ditën e sotme feston ditëlindjen pikërisht Dj Geek dhe nuk kishte si të mos merrte urimin më të bukur nga partnerja e tij, Dafina. Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram ku këngëtarja shfaqet në prehrin e partnerit të saj, ajo shkruan:

Gëzuar ditëlindjen dashuria ime. Të dua pafund

Më tej, Dafi ka publikuar dhe një Instastory, sërish me një foto të dyshes.

Djali i ditëlindjes

Rikujtojmë se, Dafina nuk di të ndalet me bashkëpunimet e saj për albumin më të ri, “Dafinë Moj”, ku nuk mungojnë emrat më në zë të muzikës si, Buta, MC Kresha, Lyrical Son, Lumi B, të dashurin e saj Dj Geek dhe shumë të tjerë.

Por një ndër artistet që të gjithë u habitëm nga lajmi i bashkëpunimit të tyre, është ajo me këngëtaren Tuna.