Dilema Sociale Sociale Tech

Valer Pinderi: Shqipëria do të ketë Facebook-un e vet personal!

Nëse ke një biznes dhe nuk je aktiv në rrjetet sociale, atëherë je duke humbur shumë klientë potencialë për biznesin tuaj! Kjo është motoja e Valer Pinderit, themeluesi i NetTrade Albania dhe Bukinist.

Sipërmarrësi digjital ishte i ftuar në programin “Dilema Sociale” për të diskutuar mbi dilemën e tregut online në Top Albania Radio.

I pyetur se pse vdesin iniciativat e reja në Shqipëri, Valeri shpreh këndvështrimin e tij;

Në këndvështrimin tim unë mendoj që ne mund të kemi një Facebook të ardhshëm në Shqipëri, i ka të gjitha potencialet.

Pra në botën globale që ne ekzistojmë nuk ka asnjë pengesë që ne të zhvillojmë diçka të jashtëzakonshme nga shqipëria, por me çfarë kam parë ka dy elementë që i shikoj Start-upet ose bizneset e reja që kanë një mungesë jetëgjatësie.

E para është që e nisin pa një planifikim jo shumë të qartë dhe planifikimi nuk do të thotë që të bësh diçka shumë komplekse, por do të thotë të kesh ca pika që ti do të shkosh dhe të gjesh rrugën…

E dyta është pjesa e pritshmërisë dhe insistimit. Pra unë përditë përballem me dilema që 90% mund të më anojnë tek heqja dorë dhe lënia e gjithçkaje dhe nisja e diçkaje më të thjeshtë për të fituar më afatshkurtër, por unë shikoj vizionin afatgjatë dhe nuk mposhtem nga një pengesë e vogël.

Gjithashtu, Valeri ka theksuar gjithmonë se karrierën dhe suksesin e tij e ka nisur me vetëm, 200 mijë lekë të reja, të huazuara nga babai i tij. Kështu që sipas tij të rinjtë shqiptarë në këtë botë digjitale kanë shumë mundësira për të fituar shumë para. Mjafton kreativiteti, këmbëngulja, vetëbesimi dhe sakrifica!