Showbiz

Vazhdojnë akuzimet për ngacmime seksuale në Hollywood, këtë herë shënjestrohet Justin Timberlake

Vajza e Woody Allen, Dylan Farrow vazhdon të akuzojë babain e saj dhe së fundmi ka nisur një luftë virtuale kundrejt të gjithë atyre që kanë punuar me të.

I shënjestruari këtë radhë fatkeqësisht është këngëtari Justin Timberlake, idhulli i shumë vajzave. Dylan është shprehur se këngëtari i famshëm nuk duhet të kishte punuar me Woody Allen në filmin e vitit 2017, “Wonder Wheel”.

Timberlake është solidarizuar me fushatën e #MeeToo duke u fshaqur në “Golden Globes” i veshur me të zeza por sipas vajzës së regjisorit të famshëm, e gjitha kjo ishte thjeshtë një shtirje.

Sipas saj, solidarizimi i Justin nuk vlen aspak pasi edhe ai si shumë personazhe të tjerë në Hollywood ka qëndruar në heshtje duke fshehur krimet e Allen.