Showbiz

Vesa Luma bën një ëndërr të vogël realitet

Big Basta dhe Vesa Luma janë një ndër çiftet më simpatikë të ekranit shqiptar të cilët gjithmonë shfaqen bashkë dhe nuk bëjnë asgjë pa njëri-tjetrin.

Largimi i këngëtarit në Zelandën e Re ishte një sfidë për bashkëshorten e tij e cila për 7 muaj qëndroi e vetme në Shqipëri së bashku me djalin e tyre Lian. Vetëm pak kohë më parë ajo i është bashkuar Big-ut dhe familja e tyre po ndërton një jetë të re në Zelandë, plot me aventura dhe ëndrra të vogla e modeste.

Një ndër këto ëndrra, Vesa sapo e ka bërë realitet dhe menjëherë na e ka treguar në rrjetet sociale. Me anë të një fotoje të postuar në Insta Story ajo na bëri të ditur se tashmë ka një shtëpi pranë detit. “Gjithmonë e kam ëndërruar këtë. Largësia e shtëpisë nga plazhi”-shkruan ajo në gjuhën angleze dhe të gjithë mund të shohim nga foto se kjo distancë është shumë e vogël.

Tashmë ajo dhe vogëlushi i saj mund të argëtohen në plazh ndërkohë që Big Basta është në punë.