Showbiz

Vesa Luma feston ditëlindjen, Big Basta ka një urim special për të

Ata janë një ndër çiftet më simpatikë të showbiz-it që shqiptar të cilët prej muajsh tashmë i janë larguar Shqipërisë për tu zhvendosur në Zelandën e Re.

Këngëtarja e famshme ditën e sotme feston ditëlindjen dhe sigurisht që nuk i kanë munguar urimet e përzemërta nga familjarët e fansat por megjithatë njëri prej tyre mbetet më i veçanti dhe ai është i bashkëshortit të saj.

Teksa ka postuar disa foto të Vesës në profilin e tij të Instagrami-it, reperi shqiptar shkruan: “Të uroj çdo të mirë të kësaj bote dhe gëzuar ditëlindjen e shtrenjta ime, shoqja ime më e mirë dhe gjysma ime! Të dua me shpirt dhe jam shume krenar me ty çdo ditë e më shumë kur të shikoj çfarë nëne dhe çfarë gruaje je! Happy birthday jeta lalit! Edhe 1000 vite të tjera! Faleminderit dhe për djalin që ma ke bërë fiks siç e donim, nga unë dhe Lian gëzuar!