Showbiz

Vesa Luma tregon se si e ngatërrojnë të birin me dialektet nga Shqipëria dhe Kosova

Babai nga Tirana ndërsa mamaja nga Prishtina por familja e vogël e bebushit Lian momentalisht po jetojnë në Zalandën e Re dhe për të nuk është aq e thjeshtë të përshtatet me gjuhët sidomos pasi është ajo periudhë kur ai po mëson të flasë.

Këngëtarja e famshme nga Kosova, Vesa Luma ka shpërndarë në historinë e Instagram-it disa fjali ku dialektet duket se ndryshojnë krejtësisht kuptimin e fjalëve megjithëse në të vërtetë ajo është e njejtë.

Me shumë humor ajo ka shfaqur disa shembuj se si dialekti i ndryshëm i çiftit ngatërron dhe ndikon tek vogëlushi Lian.