Aktualitet

Vodhi dy farmaci duke u prezantuar si punonjës i depove farmaceutike, arrestohet një 34-vjeçar në Tiranë!

Një 34-vjeçar është arrestuar pasi u zbulua se ka vjedhur dy farmaci në Tiranë.

Ai ka kryer disa vjedhje, gjatë ditëve të fundit, në disa farmaci në Tiranë, duke u prezantuar si punonjës i depove farmaceutike.

2 prej këtyre vjedhjeve janë dokumentuar me prova ligjore, konkretisht:

Më datë 21 korrik dhe më datë 22 korrik, 34-vjeçari K. Xh ka vjedhur produkte të ndryshme, në dy farmaci, në Tiranë.  Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që janë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.