Aktualitet

Vrasja e Liridona Murselit, reagime nga opinioni publik dhe kreu i OSBE-së! Vëllai: I kemi dhënë dy ditë kohë…

Vëllau i Liridonës, Liridon Ademaj ka thënë se do të zhvarrosin trupin e familjares së tyre, e cila dje u varros në varrezat e familjes Murseli.

S’ka pas problem, asnjëherë. Motra jonë ishte e ndershme. Po është e vërtetë do zhvarrosim trupin e saj nga atje me dashje ose pa dashje”, ka deklaruar Ademaj për Insajderin.

Ai tha se i kanë dhënë dy ditë ditë besë familjes Murseli.

I kemi dhënë dy ditë kohë, edhe shumë e kanë”, ka deklaruar ai.

Policia ka bërë me dije se është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 19 fishekë dhe një veturë që janë përdorur në krimin e rëndë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti është kualifikuar si “Vrasje e rëndë”.

Edhe kreu i misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, e ka cilësuar si një “rast brutal të femicidit”, vrasjen e Liridona Muslimut, në Prishtinë, mbrëmjen e 29 nëntorit.

Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, Davenport është shprehur se shoqëria duhet të solidarizohet me rastin dhe të sensibilizohet gjatë 16 ditëve të Aktivizimit kundër dhunës në familje.

I tmerruar nga një rast tjetër brutal i femicidit në afërsi të Prishtinës – teksa shënojmë 16 Ditët e Aktivizimit kundër dhunës në familje. Thirrje zgjimi për të gjithë ne – #VeproTani #StopFemicidit”, është shprehur Davenport.

Vrasja e Liridona Murselit ka tronditur mbarë opinionin.

Në facebook e Naim Murselit komentuesit kanë shpërthyer komentet kundër tij me mallkime dhe deklarata për hakmarrje për krimin për të cilin akuzohet.

Murseli në Kosovë njihet për angazhimin e tij si pjesë e stafit të ngushtë të kreut të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Madje në profilin e tij në facebook ka foto në avion me Behgjet Pacollin

Ndërkohë në të gjitha postimet e tij, komenteve positive I kanë lënë radhën komenteve negative por dhe pyetjeve si

Pse e vrave gruan?

Gruja shkretë qe ti ka lind dy engjuj nuk e ka kuptu qe ti do i’a shuash jetën, qe ti pastaj ti kesh duart e lira te bashkohesh me dashurin e re. Ani, nuk ke pas dashni me të dhe ke ra ne dashni me tjeter kend, pse ore i’a pregadite kete kurth?? Ato fëmije do te rriten kurse ti ne sy te tyne do jesh vrasës i nënes se tyre! BURG TË PËRJETSHEM !

A s’të erdhi gjynah për fëmijët

Me një shikim të shkurtër në profilin e tij në “facebook”, shihen fotografitë e shumta që Murseli ka publikuar nga jetesa luksoze që ka bërë, në Suedi, por edhe në udhëtime të ndryshme. Ai gjithashtu figuron si themelues i një kompani mediale dhe se është marrë edhe me marketing në Suedi.

Sipas Gazeta Express, Naimi dhe Liridona kishin bërë një kërkesë të përbashkët për divorc përpara autoriteteve suedeze në janar të vitit 2019. Megjithatë divorci s’kishte ndodhur, pasi brenda periudhës gjashtë muaj deri në një vit, të asaj që cilësohet periudhë e konsiderimit apo shqyrtimit, asnjëri prej tyre nuk kishte shkuar për të konfirmuar divorcin. Gjykata e Qarkut të qytetit Uddevalla më 24 shkurt të vitit 2020 kishte marrë vendim për të pushuar çështjen nga procedimi i mëtejshëm.