Showbiz

Wake Up: Redi Jupi rrëfen për herë të parë arsyen e angazhimit në politikë

Të pasionuarit pas sportit kanë tashmë prej një viti një alternativë profesionale në kryeqytet, për t’u stërvitur dhe për të ushtruar futbollin duke filluar nga moshat më të vogla: “Football Republic”, e drejtuar nga Redi Jupi, ish-lojtar i Dinamos, Tiranës dhe Kombëtares, tashmë opinionist sportiv dhe kandidat për këshillin bashkiak.

I ftuar në “Wake Up”, Redi Jupi foli për herë të parë edhe për vendimin që ka ndërmarrë për t’u bërë pjesë e këshillit bashkiak të Tiranës.

Ai tha se karriera e gjatë që ka mbi supe është një nga shtysat për t’iu futur politikës e për të ndikuar në zhvillimin e sportit.