Showbiz

Whitney Houston rikthehet si hologramë, ja datat e koncerteve në Europë

Tashmë ka ardhur koha që të gjithë fansat e saj të shijojnë edhe një herë hitet e këngëtares së madhe Whitney Houston.

Ashtu siç është lajmëruar edhe më parë, këngëtarja e ndjerë do të rikthehet si hologramë për të mbajtur një tur koncertesh në Europë.

Kjo ide ka marrë frymë nga Pat Houston, kunata dhe ish-menaxherja e këngëtares. Sa i përket aparencës së hologramit të saj, për këtë është kujdesur Timothy Snell i cili ka përzgjedhur disa nga veshjet më ikonike të yllit të ndjerë.