Showbiz

Xhensila e përlotur për orë të tëra, arsyen e zbulon Bes Kallaku

Që pas lindjes dhe bekimit me një vajzë, këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar Xhensila Myrtezaj ka bërë një pauzë të shkurtër në karrierën e saj për tu përqëndruar tek vogëlushja.

Së fundmi ajo ka postuar në rrjetin social Instagram një foto ku shfaqet në avion me Besin teksa ka ndryshuar destinacion duke shkuar në Vjenë për një koncert.

Në komentet e kësaj fotoje gjenden edhe fjalët e Besit i cili ka zbuluar për të gjithë se rrathët e errët poshtë syze të Xhensilës janë krijuar për shkak të lotëve të saj.

Me shumë humor ai ka treguar se këngëtarja ka qarë plot tre orë pasi për herë të parë i’u desh të linte vogëlushen e saj vetëm për të udhëtuar për punë.