Celebrities Gossip Showbiz

Xhensila Myrtezaj na zbulon pak nga kënga e saj e re!

Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit. Pas projektit të saj më të fundit, ‘Yjet’ në bashkëpunim me Klajdi Harunin, këngë e cila u prezantua në finalen e madhe të edicionit të dytë të ‘BBV’, artistja ka sjellë një tjetër duet.

Vetëm pak ditë nga publikimi i bashkëpunimit të fundit muzikor me reperin Majk, i cili titullohet “Ti fala”, Xhensila shumë shpejt do të publikoj këngën e saj të re. Këtë na e ka treguar vetë këngëtarja me një video të postuar në Tik Tok së bashku me grupin e saj të punës, duke kërcyer me këngën e re në sfond, ku dhe na ka treguar titullin, i cili mesa duket do të jetë “Pina Pina”.

https://www.tiktok.com/@xhensilamyrtezaj0/video/7247946712952851718?_r=1&_t=8dRE0dcVaWk&social_sharing=v1

Së fundmi Xhensila ka festuar ditëlindjen e saj të 30-të dhe gjatë festës së organizuar pati spekulime për një shtatzani të mundshme të saj, për shkak të barkut të rrumbullakosur që dukej nga fotot dhe video-t e bëra. Një reagim erdhi me anë të një Instastory të publikuar disa ditë më parë ku në formë ironie për portalet u shpreh: “Pu pu, filluan prapë”. E më pas artistja me anë të një video ku shfaqej në palestër me trupin më në formë se kurrë duket se zgjodhi t’i vendosë ‘pikat mbi i’ gjithë lajmeve.