Celebrities Gossip Showbiz

Ylli Limani sapo na zbuloi dashurinë e tij më të madhe me anë të tatuazhit të ri!

Ylli Limani është një nga këngëtarët më të pëlqyer dhe këngët e tij të ndjera kanë fituar zemrat e shumë njerëzve. Projektet muzikore që ai lançon gjithmonë arrijnë të numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtarin tepër të pëlqyer nga publiku.

Si çdo herë ai vjen me risi të ndryshme dhe nuk ngurron duke i befasuar të gjithë. Dhe këtë herë nuk na ka befasuar në këngë ashtu siç gjithmonë jemi mësuar, por në një vperim që ka bërë lidhur me dashurinë e tij më të madhe. Bëhet fjalë për muzikën dhe ai ka vendosur të bëjë tatuazh në krhaun e tij simbolin e muzikës. Këtë këngëtari e ka treguar me anë të një Instastory duke na treguar dhe një herë kështu pasionin e madh që ka për të.

Rikujtojmë se, kënga e fundit nga Ylli është një solo me titullin “Me jetu”. Gjithashtu, këngëtari na ka treguar pak ditë më parë se mund të vijë në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun. Ndryshe nga postimi i tij, që asaj kohe i çuditshëm, në të cilin dyshohej se kishte zbuluar titullin e një këngë të re, “Me jetu“, të cilën e publikoi disa ditë më vonë, këtë herë ai i kaloi pritshmëritë që mund të kishim. Vetëm me anë të një tjetër InstaStory, Limani tërhoqi vëmendjen dhe interesin të gjithë fansave të tij por jo vetëm. Në të shfaqej ai dhe artisti tjetër shumë i pëlqyer nga publiku shqiptar, Ermal Fejzullahu.