Botë e Çuditshme

Zbulohen mbetjet e një avioni që u zhduk 87 vjet më parë!

Zhdukja tragjike dhe misterioze e pilotes Amelia Earhart gjatë fluturimit mbi Oqeanin Paqësor ka befasuar botën për gati 87 vjet, duke nxitur hetime dhe ekspedita të panumërta për të gjetur përgjigje mbi atë që i ndodhi. Deep Sea Vision, një ekip eksplorimi nga Karolina e Jugut në Shtetet e Bashkuara, pretendon se ka identifikuar mbetjet e avionit më të famshëm në historinë e aviacionit amerikan, ai me të cilin Amelia Earhart, së bashku me Fred Noonan dhe 10 pasagjerë u zhduk papritur më 2 korrik 1937.

Deep Sea Vision përdori një dron nënujor për të kërkuar më shumë se 5,200 kilometra katrorë të Oqeanit Paqësor nga shtatori deri në dhjetor 2023 derisa, më 27 janar, ekipi i eksplorimit ndau imazhet e sonarit në Instagram të asaj që duket të jetë Lockheed 10-E Electra e Earhart.

“Disa njerëz e quajnë atë një nga misteret më të mëdha të të gjitha kohërave, unë mendoj se në të vërtetë është misteri më i madh i të gjitha kohërave,”-tha CEO i kompanisë Tony Romeo, një pilot dhe ish-oficer i inteligjencës së Forcave Ajrore të SHBA. “Ne kemi një mundësi për të mbyllur një nga historitë më të mëdha amerikane ndonjëherë.” Ai tha se po kërkon imazhe të reja, për të vërtetuar me siguri se kjo rrënojë në të vërtetë i përket Amelia Earhart.