Showbiz

Zbulohet data kur Jonida Maliqi performon në Euriovizion

Kënga me të cilën Jonida Maliqi do të na përfaqësojë në Eurovizion jo vetëm që është pritur mjaft mirë nga publiku por gjithashtu është shndërruar shumë shpejt në një hit.

Fansat e këngëtares por edhe publiku i gjerë pret me padurim ta shohi atë në Eurovizion me projektin muzikor “Ktheju Tokës” ndërkohë që datat sapo janë zbuluar.

Në faqen zyrtare të festivalit Europian është publikuar renditja e këngëtarëve të të gjitha shteteve konkurruese si edhe datat kur ata do të performojnë.

Jonida Maliqi do të ngjitet në skenën magjike në Tel Aviv, në mbrëmjen e dytë të festivalit pra më 16 maj ndërkohë që është e 14-ta në radhë.

Hera e fundit ku ajo performoi live “Ktheju Tokës” ishte të premten e kaluar në Natën e dytë Live të “The Voice Kids”, ku na emocionoi të gjithëve pa masë.