Celebrities Gossip

Zbuloni si është njohur Lorik Cana me bashkëshorten…

Lorik Cana është një futbollist shqiptar, i cili shumë herë na ka bërë krenarë me përfaqësimin e tij në ndeshjet ndërkombëtarë. Ai është shumë i dashur për të gjithë shqiptarët, qofshin ata sportdashës ose jo. Së fundmi, Loriku dha një intervistë ku zbuloi detaje mjaft interesante për jetën e tij.

Ndër të tjera, Loriku foli për bashkëshorten, Monica, bukuroshen italiane që i ka vjedhur zemrën. Ai tregoi se e kishte parë për një kohë të gjatë, derisa në fund kishte arritur të mundësonte një kontakt mes tyre.

Momenti i njohjes me bashkëshorten ishte në një restorant, ku ajo ishte ulur përballë meje dhe pothuajse për dy tre orë gjatë darkës, jemi parë dhe pastaj ia kam kaluar numrin tim nëpërmjet menaxheres së restorantit, jemi dëgjuar ndërkohë unë kam ardhur në Shqipëri dhe pasi jam kthyer jemi takuar dhe tani jemi bashkë që 10 vjet.

Duket se Monica ka arritur t’i tërheqë vëmendjen një herë e përgjithmonë Lorikut. Ata janë njohur në vitin 2011 dhe kanë dy fëmijë, Bojken dhe Enkelejda.