Aktualitet Politikë

Zgjatja e afatit të Vettingut, të enjten shumica voton pro/ Spiropali: Gur i rëndësishëm kilometrik në rrugën evropiane të Shqipërisë

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar për zgjatjen e afatit të organeve të Vettingut.

Në një postim në Facebook, Spirapoli ka deklaruar votën e mazhorancës, pro zgjatjes së afatit, për të cilën sqaron se do të votohet në seancën plenare të së enjtes.

Gjithashtu ajo shprehet se ky ndryshim në Kushtetuese, garanton përfundimin e procesit të vetingut të të gjithë gjykatësve dhe prokurorëve.

“PRO
Në seancën plenare të së enjtes votojmë zgjatjen e afatit të organeve të vetingut deri më 31 dhjetor 2024.
Ky ndryshim në Kushtetutë garanton përfundimin e procesit të vetingut të të gjithë gjykatësve dhe prokurorëve, barazinë para ligjit dhe sigurinë juridike të procesit.
Reforma në drejtësi është pa kthim. Shumica do i votojë ndryshimet. Siç theksojnë partnerët tanë, kjo nuk është çështje partiake, por një gur i rëndësishëm kilometrik në rrugën evropiane të Shqipërisë. I bëjmë thirrje çdo deputeti të votojë pro”, shkruan Spiropali.