Celebrities

Zyrtare! Jay-Z emërohet vizionari i kompanisë së re të kanabisit!

Reperi dhe sipërmarrësi i famshëm amerikan, Jay-Z është emëruar zyrtari kryesor vizionar i një kompanie të re të madhe të kanabisit. Artisti me famë botërore do të drejtojë strategjinë e markës ‘TPCO’ dhe do të rekrutojë artistë dhe persona të tjerë për të promovuar biznesin. ‘TPCO’ është në pronësi të ‘Subversive Capital Acquisition Corp’, të cilët kanë një ndikim në rritje në industri dhe do të kombinojnë kompanitë e kanabisit ‘Caliva’ dhe ‘Left Coast Ventures’. Sipërmarrja, shpreson të ketë të ardhura me vlerë 334 milionë dollarë. “TPCO” ka aksioner “Roc Nation” të Jay-Z, Rihannën dhe Meek Mill.

Masa vjen një muaj pasi reperi nisi një markë të re të prodhimit të kanabisit të quajtur Monogram. “Megjithëse e dimë që nuk mund t’i shpengojmë plotësisht padrejtësitë e krijuara nga “lufta kundër drogës”, ne mund të ndihmojmë në formësimin e një të ardhme më të ndritur dhe gjithëpërfshirëse,“-tha Jay-Z në një deklaratë.

Kompania tha që kjo do të përfshinte punën drejt ndryshimit domethënës në sistemin e drejtësisë penale dhe ndihmën e njerëzve të dënuar për vepra të lidhura me kanabis. Thuhet se Jay-Z do të jetë duke shfrytëzuar një ndikim të pashembullt kulturor për të marrë yje të tjerë në bord.

“Markat që ne ndërtojmë do të hapin një rrugë të re përpara për një trashëgimi të rrënjosur në drejtësi, qasje dhe drejtësi. Ne po krijojmë diçka që njerëzit mund t’i besojnë dhe ne po investojmë në të ardhmen tonë, njerëzit tanë dhe komunitetet tona.”-ka thënë Jay-Z. Ndërkaq, kanabisi është i ligjshëm në disa shtete të SHBA, përfshirë Kaliforninë, ku tani është një biznes i madh.