Showbiz

Alban Ramosaj feston ditëlindjen, urimin më të bukur ai e ruan për veten e tij

Ditën e sotme këngëtari i dashur i publikut Alban Ramosaj bën 24-vjeç.

Menjëherë pas mesnate fansat kanë mbushur profilet e tij sociale me urime të përzemërta e të njejtën gjë kanë bërë edhe familjarët e tij.

Megjithatë duket se urimin më special, Albani e kishte ruajtur për veten e tij dhe nuk ngurroi aspak ta bënte publike në mënyrë që ta shohin të gjithë.

“Gëzuar ditëlindjen shoku, të dua shumë! Të premtoj se këtë vit do të kujdesem më shumë për ty” -shkruan ai në diçiturën e disa video-ve nga viti 2002 kur ai ishte i vogël.

Kujtojmë se rreth 2 javë më parë Albani ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor “Unity” që këtë javë mban vendin e 50 në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura moderne shqiptare.