Big Brother Radio Celebrities Gossip Showbiz

A beson Amos tek lidhja Kiara-Luiz? Aktori tregon nëse do t’i shkojë apo jo në dasëm çiftit!

I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” në studion e Top Albania Radio ka qenë Amos Zaharia. Ai ka treguar gjithçka rreth eksperiencës së tij brenda shtëpisë së BBV dhe gjithashtu ka sqaruar edhe njëherë situatën e krijuar për shkak të humorit të tij ‘dark’ që nga shumica është keqkuptuar.

Aktori i njohur gjithashtu u ndal edhe tek raporti që ai kishte me një nga banoret e shtëpisë, Deamishel ku mesa duket i dha njëherë e mirë përgjigje të gjitha pyetjeve që mund të kishim. Përvec raportit me Deamishel, Amosi tregoi në radio edhe arsyen se pse nuk dëshiron që detaje të jetës së tij private të bëhen më të ditura për mediat online dhe portalet.

Amos është ndalur edhe ka treguar më shumë për lojën e tij në BBV dhe shpjegoi nëse pa një afrimitet të mundshëm me Luizin gjatë kohës që ishte brenda shtëpisë. Aktori foli gjithashtu edhe për lidhjen e Kiarës me Luizin. A janë ata në një krizë tani?

Kjo është gjëja që unë kam dyshuar që në fillim të hyrjes sime aty brenda. Mendova që të dy po e shfrytëzonin për lojë, mbase Kiara më shumë sepse tek Luizi kam parë në një moment sinqeritetin në sytë e tij ose është një aktor shumë i mirë në jetë. Por tek Kiara e shikoja që kishte një lloj dyzimi. I ndjehej diçka që si të thuash ishte e pavërtetë, kështu që kjo po e vërteton në një farë mënyre. Unë si do që të jetë ju uroj që ata të martohen, të trashëgohen dhe të kenë fëmijë. 

A do t’i shkonte në dasëm këtë herë Amosi?

Tek ajo po sepse nëse do të martohen realisht atëherë me shumë qejf do të jem atje. Por kur e shikoj që është një dasëm që bëhet sa për sy dhe faqe jo.