Showbiz

Gigi dhe Bella Hadid bllokohen në një restorant në Paris për orë të tëra për shkak të protestave

Motrat Hadid dhe mamaja e tyre Yolanda momentalisht ndodhen në Paris për Javën e Modës ku bukuroshet do të parakalojnë në sfiltatat e markave më të famshme.

Teksa ishin duke darkuar në restorantin “Cesar” ato ngecën aty brenda për të tëra për shkak të një proteste derisa autoritetet përkatëse mbërritën për të qetësuar situatën.

Në Paris mbrëmjen e kaluar shumë vajza dhe gra janë mbledhur për të protestuar kundër regjisorit Roman Polanski i cili është nominuar në “Cesar Awards” ceremonia e ndarjes së çmimeve të filmit po aq e rëndësishme sa “Oscars”.

Roman para se të nominohej në 12 kategori këtë ceremoni i ka shpëtuar akuzave për ngacmime seksuale dhe përdhunimit të një vajze amerikane.