Bota Botë e Çuditshme

Është 110-vjeç, konsumon cigare dhe nuk ushqehet shëndetshëm…/Ju njohim me burrin e “hekurt” nga New Jersey!

Një ish-zjarrfikës nga New Jersey muajin e kaluar festoi ditëlindjen e 110-të, duke iu bashkuar atyre pak personave në botë që kanë arritur këtë moshë. Bëhet fjalë për Vincent Dransfield nga Little Falls, që festoi ditëlindjen e 110-të më 28 mars, duke u bërë personi i tetë më i moshuar. Jetëgjatësia e tij nuk i atribuohet jetës së shëndetshme apo ndonjë terapie të veçantë. Përpos që ka disa ankesa për gjunjët, ai nuk vuan nga dhimbja e kokës, shpina, demenca apo kanceri.

Jeton i vetëm në shtëpi pa ndihmën e dikujt, gatuan ushqime të pashëndetshme, ngjitet shkallëve të shtëpisë trekatëshe pa ndonjë problem dhe drejton makinën pa ndonjë pengesë. Dransfield ka lindur më 1914 dhe nuk është i fiksuar pas një jete të shëndetshme. Ai pranon se ka pirë cigare për 20 vite dhe ka punuar gjatë gjithë jetës.

I pëlqen të hajë hamburgerë, çokollata, të pijë birrë e kafe dhe kritikon ashpër ata që dalin për vrap. Sekreti i jetëgjatësisë së tij është fati, qumështi dhe të bëjë çfarë dëshiron. “Kam qenë me shumë fat gjatë gjithë jetës time”-thotë ai. Iu desh të braktisë shkollën e mesme për të ndihmuar familjen. Në moshën 15-vjeçare filloi të punojë në një fermë ku shpërndau qumësht për pesë vite dhe kishte benefite sepse i lejohej të merrte qumësht sa dëshironte ai.