Politikë

Patozi: Kam prova për manipulimin masiv me votat e demokratëve

Astrit Patozi akuzoi sërish kryetarin e PD-së Lulzim Basha se veç humbjes së zgjedhjeve më 25 Qershor, i duhet të mbajë mbi kurriz edhe manipulimin e votimit të 22 Korrikut. Patozi pohoi se ka prova që dëshmojnë manipulimin masiv me votat e demokratëve që do të publikohen ditët në vazhdim. Tashmë është e qartë për të gjithë se përveç se nuk kishte garë edhe vetë farsa u manipulua shkruan Patozi në Facebook.