Showbiz

Përse Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez mund të mos ecin kurrë drejt altarit?!

Edhe pse janë të fejuar dhe më pas zbuluan propozimin romantik të Alex për martesë, dyshja e famshme mund të mos martohen kurrë.

Këtë lajm shokues e kanë bërë të ditur miqtë e tyre të cilët i janë drejtuar “Fox News” për të zbuluar detaje rreth çiftit.

Ata janë shprehur se mes Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez kohët e fundit ka shumë konflikte dhe situata të nxehura. Dyshja kanë karaktere të ngjashme, janë shumë pasionantë por kjo nuk është gjithmonë diçka e mirë.

Sado që të gjithë duan t’i shohin drejt altarit, miqtë e tyre fatkeqësisht janë të mendimit se kjo gjë mund të mos ndodhë kurrë.