Aktualitet Politikë

14 Maji, KQZ konfirmon kandidatët në 11 bashki/6 emra në Tiranë!

Në mbledhjen e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ miratoi listën e kandidatëve të partive politike që garojnë në 11 bashki të vendit për zgjedhjet vendore të 14 Majit. Regjistrimi i emrave u bë nga KQZ pasi këto 11 bashki kanë më shumë se një KZAZ, ndërsa Celibashi bëri thirrje që kandidatët e tjerë të regjistrohen nga KZAZ-të përkatëse të bashkive më të vogla të vendit. 11 bashkitë janë Shkodra, Lushnja, Korça, Lezha, Berati, Durrësi, Elbasani, Fieri, Kamza, Tirana dhe Vlora. Kandidatët e tyre janë:

Shkodër

Benet Beci- Partia Socialiste

Bardh Spahia-Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Lushnjë

Eriselda Sefa- Partia Socialiste

Eduard Sharka-“Bashkë Fitojmë”

Korçë

Sotiraq Filo-Partia Socialiste

Ledina Alolli- “Bashkë Fitojmë”

Lezhë

Pjerin Ndreu- Partia Socialiste

Pashk Gjoni-“Bashkë Fitojmë”

Berat

Ervin Demo Partia Socialiste

Zija Ismaili-“Bashkë Fitojmë”

Durrës

Emiriana Sako-Partia Socialiste

Igli Cara-“Bashkë Fitojmë”

Elbasan

Gledian Llatja- Partia Socialiste

Luçiano Boçi- “Bashkë Fitojmë”

Fier

Armando Subashi- Partia Socialiste

Edvar Kodheli-“Bashkë Fitojmë”

Eriselda Çelaj- Partia Demokratike

Kamëz

Rakip Suli- Partia Socialiste

Arjan Hoxha- “Bashkë Fitojmë”

Bilbil Bajraktari-Partia Demokratike

Tiranë

Erion Veliaj- Partia Socialiste

Belind Këlliçi-“Bashkë Fitojmë”

Roland Bejko-Partia Demokratike

Arlind Qori-“Lëvizja Bashkë”

Marko Dajti- “Fronti i Majtë”

Lajla Përnaska- Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet

Vlorë

Ermal Dredha- Partia Socialiste

Hysni Sharra-“Bashkë Fitojmë”

Mes emrave në kryeqytet bie në sy dhe ai i komunistit Marko Dajti e që për të kandiduar për kreun e bashkisë më të madhe në vend, Tiranës, siguroi firmën e Flamur Nokës. Për shkak se “Fronti i Majtë” i tij nuk është parti parlamentare, për regjistrimin e Marko Dajtit ishte e nevojshme firma e një deputeti me mandat parlamentar për më shumë se gjashtë muaj. Në këtë rast, firmosi demokrati Flamur Noka. Përballë Dajtit janë kryebashkiaku aktual Veliaj, Këlliçi nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” i Metës e Berishës, Bejko nga Partia Demokratike zyrtare, Qori nga “Lëvizja Bashkë” e Përnaska nga PDIU-ja e Shpëtim Idrizit.