Celebrities Gossip Showbiz

2Ton do të publikojë surprizën e tij më të re së shpejti!

2Ton ndoshta nuk është ndër reperët më të komentuar, por padyshim në vitet e shumta në skenë na ka falur pafund hite. Këngët e tij gjithmonë numërojnë miliona klikime dhe kjo falë talentit dhe jo skandaleve. Reperi nuk bëhet thuajse kurrë pjesë e portaleve për skandale, por vetëm për muzikën e mirë që ai lançon.

Së fundmi, 2Ton na ka paralajmëruar projektin më të ri që do të lançojë. Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, reperi na ka treguar një sekuencë së bashku me një video ku shfaqet vetë ai. Kështu keni mundësi të dëgjoni dhe pak paraprakisht se çfarë do të publikojë.

Tanimë jemi mësuar me projektet e suksesshme të artistit që pëlqehen shumë nga dashamirësit e muzikës së tij ndaj jemi dhe sy e veshë për të parë surprizën e tij të radhës.

Pak kohë më parë, 2Ton me anë të një Instastory tregoi se ka hasur një problem të vogël me policinë.

2Ton ka treguar se është gjobitur nga policia, pasi nuk ka respektuar orarin e lëvizjes që është vendosur në shtetin e Kosovës. Me ironi reperi ka shkruar se megjithëse ka marrë vaksinën, sërish gjobitet si çdokush tjetër që nuk është vaksinuar.