Celebrities Gossip Showbiz

2Ton na paralajmëron surprizën e radhës dhe nuk do të na duhet të presim dhe shumë!

2Ton ndoshta nuk është ndër reperët më të komentuar, por padyshim në vitet e shumta në skenë na ka falur pafund hite. Këngët e tij gjithmonë numërojnë miliona klikime dhe kjo falë talentit dhe jo skandaleve. Reperi nuk bëhet thuajse kurrë pjesë e portaleve për skandale, por vetëm për muzikën e mirë që ai lanson.

Së fundmi, 2Ton na ka paralajmëruar projektin më të ri që do të lançojë. Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, reperi na ka treguar një foto ku shfaqet në studio muzikore duke paralajmëruar se javën që vjen do të publikojë një këngë të re.

Javën tjetër, këngë e re

Pak kohë më parë, 2Ton me anë të një Instastory tregoi se ka hasur një problem të vogël me policinë.

2Ton ka treguar se është gjobitur nga policia, pasi nuk ka respektuar orarin e lëvizjes që është vendosur në shtetin e Kosovës. Me ironi reperi ka shkruar se megjithëse ka marrë vaksinën, sërish gjobitet si çdokush tjetër që nuk është vaksinuar.