Botë e Çuditshme Lifestyle

34-vjeçari nga Spanja thyen rekordin për vrapimin më të shpejtë në 100 metra… veshur me taka të larta!

Një rekordmen botëror nga Spanja, vrapoi në një sprint 100 metra teksa kishte veshur taka të larta. Christian Roberto López Rodríguez veshi taka rreth 7 cm të larta dhe vrapoi distancën për 12,82 sekonda, duke thyer rekordin e tij të 57-të Guinness, të cilin e postoi në faqen e tij në Instagram.

Koha e tij në fakt ishte për 3.24 sekonda më e ngadaltë sesa ajo e vrapuesit nga Xhamajka dhe fituesit për tetë herë të medales së artë Olimpike, Usain Bolt në disiplinën e vrapimit sprint në 100 metra. 34-vjeçari u shpreh në librin e rekordeve Guiness se:

Përgatitja ishte shumë e lodhshme dhe specifike. Ka qenë sfiduese të vraposh me taka të larta me një shpejtësi të tillë. Në Spanjë, ka gara të tilla, dhe gjithmonë kanë shkuar mirë.

Ai arriti të rrëzojë nga froni gjermanin André Ortolf, i cili vendosi rekordin në vitin 2019 me një kohë prej 14.02 sekondash. Rodríguez, i cili është një diabetik i tipit 1, tha për mediat se ai u përpoq me këtë sukses për të treguar se njerëzit me sëmundje “mund të bëjnë po aq ose më shumë gjëra sesa njerëzit pa diabet”.

Rekordmeni tepër ambicioz mban tituj të tjerë për sprintin e 100 metrave – dhe është njeriu më i shpejtë që e ka bërë atë në situata të tilla si të qenit me sy të lidhur, në thes, me nallane dhe duke vrapuar mbrapsht. Ai gjithashtu fitoi rekorde të tjera botërore, duke përfshirë bërjen e gjërave si balancimi i objekteve si një biçikletë në mjekër dhe një objekt në hundë për kohëzgjatjen më të gjatë të kohës.