Bota

4 të vdekur si pasojë e disa të shtënave më armë zjarri në një lokal në Kaliforni!

Së fundmi një person i armatosur hapi zjarr brenda një lokali në Kaliforni, duke vrarë të paktën tre persona dhe duke plagosur të tjerë. Sipas njoftimit të policisë edhe i dyshuari ka vdekur. “Ne kemi konfirmuar 4 vdekje në vendngjarje, duke përfshirë edhe sulmuesin”,-tha Zyra e Sherifit të Orange County. Ai shtoi se 6 persona të tjerë u dërguan në spital, pesë prej tyre me plagë plumbash.

Autoritetet theksuan se në incident është përfshirë edhe një punonjës policie, duke lënë të kuptohet se sulmuesi ka mbetur i vdekur nga të shtënat e tij. I dyshuari ishte një ish-oficer i zbatimit të ligjit.