Film & Tv Live From Tirana

5 filmat që duhet t’i shihni patjetër sipas aktorit të njohur Margen Çaushi!

Këtë javë, në të mërkurën artistike “Live From The Cinema” ishte i ftuar aktori i njohur, Margen Çaushi, i cili na sugjeron pesë filmat e tij të preferuar që me siguri do t’i pëlqeni aq shumë sa vetë aktori.

Minari (2020)

Ky është një film me një skenar të mirë, një dramë sociale e bukur që ne mund ta shohim dhe të mësojmë që edhe me buxhete të vogla mund të bëhen filma të mëdha. Kjo është dramë e pastër, me një muzikë të jashtëzakonshme.

Nomadland (2020)

Film i jashtëzakonshëm. Shumica e kastit në film janë njerëz reale, të thjeshtë që nuk janë marrë me aktrim. Regjisorja ka përdorur jetën e tyre dhe i ka hedhur në film.

Soul (2020)

Ky film ështe me një skenar të jashtëzakonshëm. Motoja është shumë e thjeshtë: “Të vlerësosh jetën që të ka dhënë zoti”.

Mank (2020)

Regjisori i këtij filmi është brilant. Nga interpretimet e aktorëve e kam ndierë shumë. Një film biografik se cfarë bëhej në Hollywood shume vite më përpara.

The Father (2020)

Filmi flet për një plak i cili pëson amnezi dhe nuk njeh njerëzit e vet. Interpretime të shkëlqyera, shumë emocione.