Celebrities Love & Sex Showbiz

6 vite pas vdekjes së yllit të muzikës David Bowie, flet bashkëshortja e tij: “Nuk martohem më…”

6 vjet më parë, ylli i muzikës, David Bowie u nda nga jeta për shkak të kancerit, megjithatë ish-bashkëshortja Iman Abdulmajid, e mendon sikur ai është ende këtu. Kur e pyesin nëse do të martohet sërish, përgjigja e saj është e prerë.

E di njerëzit kur më takojnë më thonë: ‘E donim shumë burrin tënd të ndjerë’. Dhe unë ia kthej: ‘Oh, ai nuk është burri im i ndjerë, ai është ende burri im. Kështu e ndjej vërtet. Ai është dashuria e jetës dhe do të pres për të derisa ta takoj sërish’.

Revista “People” raportoi se vajza e vetme e çiftit, Alexandria Zahra Jones, 21-vjeçe, i kërkoi Imanit që ajo të martohej përsëri.

Unë thashë: ‘JO!’ Unë ndihem ende e martuar. 

Dyshja e njohur u takuan në një darkë në vitin 1990 dhe u martuan në vitin 1992. Çifti ndanin me njëri-tjetrin të njëjtat interesa, veçanërisht besimin e tyre në drejtësinë racore.

Supermodelja nga Somalia Iman u shpreh:

David ishte shumë i vetëdijshëm për pabarazinë racore. Ekziston një video e famshme e tij në MTV duke pyetur se pse nuk po punësojnë apo shfaqin muzikantë me ngjyrë. Ai ishte shumë i ndritur si njeri.

Iman ndërkaq i bën ‘homazhe’ kësaj dashurie të përjetshme me parfumin e saj të parë, ‘Love Memoir’.

Kam krijuar këtë aromë, duke kujtuar Davidin dhe duke qenë në shtëpi, thjesht ma lehtësoi disi pikëllimin.

Ndërkaq, rikujtojmë se një sondazh i bërë disa kohë më parë nga “BBC” ka shpallur këngëtarin legjendar David Bowie, artistin më argëtues të shekullit të kaluar. Ai ka fituar nëpërmjet votave të publikut duke lënë pas artistë të tjerë të mëdhenj si; Marilyn Monroe, Billy Holiday dhe Charlie Chaplin.