Personazhe që i kemi pëlqyer dhe mund të na kanë shenjuar periudha të ndryshme të jetës nëpërmjet artit apo ndikimit të tyre në publik, vijnë me një stil shumë personal interviste në “Ku ke humbur?”. I ftuar sot në një intervistë me Jonida Aliçkolli, ishte Agon Nimani, i njohur ndryshe Ice Boy.
Një artist shumë i dashur për publikun, me disa prej këngëve hit akoma edhe sot, Nimani u shpreh për jetën artistike, largimin nga muzika, familjen e shumë të tjera. Por si kanë qenë raportet me vëllanë e tij, një tjetër artist të muzikës?! Këngëtarë të rrymave të ndryshme muzikore, Agoni shprehet për Albanin.
Albanin gjithmonë e kam pasur një përkrahje të madhe, jo vetëm në muzikë, por në shumë fusha të tjera. Muzikën hip hop në atë kohë nuk e ka pëlqyer, më vjen mirë që pas një kohë e ka kuptuar që të gjitha muzikat e kanë vendin e vetë…
Ndër të tjera, Agoni kujton rikthimin e tij në muzikë në vitin 2013 me “Lucky Buddha”.
Ka qenë ndoshta klipi i parë që kam bërë. Ka qenë e dyanshme. Ishim në Tajlandë, aty kemi bërë filmimet e klipit. Spontanisht ka ardhur ideja për të bërë një këngë bashkë. Edhe kemi bërë një klip për qejf, jo diçka komerciale. Kemi bërë një eksperiment që u mirëprit. Nuk është një zhaner i popullarizuar. Sa i përket klipeve, kam filluar të merrem me realizimin e klipeve, dhe kam bërë shumë klipa të artistëve kosovarë.