Film & Tv

7 minuta nën ujë! Aktorja e njohur ka diçka për të thënë për këtë përvojë të frikshme!

Aktorja e njohur Kate Winslet ka rrëfyer se gjatë xhirimeve të “Avatar 2″për pak sa nuk mendoi se kishte ndërruar jetë. Kjo si pasojë e 7 minutave që kaloi nën ujë. Së fundmi në një intervistë për “Observer Magazine”, 45-vjeçarja e cila është pjesë e projektit kinematografik të James Cameron tregoi se nuk mund të mendonte për asgjë, teksa gjendej e zhytur.

Kate shtoi se ishte e mrekullueshme të gjendeshe nën ujë për një periudhë aq të gjatë kohore, edhe pse e dinte se sa e rrezikshme mund të rezultonte e gjitha kjo.

Ju nuk mund të mendoni për asgjë, nuk mund të bëni lista apo të krijoni mendime në kokën tuaj, thjesht shihni flluska poshtë jush … Fjalët e mia të para pas daljes nga uji ishin: A kam vdekur?

Ylli i “Titanic” theu rekordin e aktorit të famshëm Tom Cruises-s sa i takon filmimit nën ujë, ku ky i fundi qëndroi 6 minuta për “Mission: Impossible — Rogue Nation”.