Tech

A do të kenë iPhone 15 Pro dhe Pro Max butona fizikë?!

Në tetor të vitit të kaluar, analisti i famshëm dhe furnizuesi i thashethemeve të lidhura me kompaninë dhe të gjitha prodhimet e Apple, Ming-Chi Kuo deklaroi se iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max do të dërgoheshin pa asnjë buton fizik, të klikueshëm, tradicional.

Dhe sot, Kuo është kthyer sërish në të, duke përsëritur në thelb të njëjtin informacion. Sipas sondazhit të tij të fundit të partnerëve të zinxhirit të furnizimit të Apple, iPhone 15 Pro dhe Pro Max ende pritet të mbërrijnë në treg në gjysmën e dytë të këtij viti pa butona të klikueshëm pra nuk do të kenë butona fizikë fare.

Në vend të kësaj, të dy telefonat do të përdorin butona të gjendjes së ngurtë, të cilët do të ndihmohen nga motorë shtesë Taptic në mënyrë që të simulojnë ndjesinë e butonave fizikë kur i prekni. Cirrus Logic është kompania që do të përfitojë shumë nga lëvizja e Apple, pasi është furnizuesi ekskluziv i IC-së së kontrolluesit të Taptic Engine për butonat e gjendjes së ngurtë. Kuo spekulon se nëse përdoruesit do t’i përgjigjen mirë butonave faux të Apple, kompanitë e tjera mund të ‘frymohen’ shpejt dhe të shtojnë të tyren.

Nga ana tjetër sa i përket pjesës së pasme të iPhone tuaj dhe keni vënë re një shenjë të zezë të vogël? Me siguri e keni parë mijëra herë pa e menduar shumë. Por nëse keni pyetur veten se për çfarë shërben, përgjigja është shumë e thjeshtë.

Në fakt, është një mikrofon i krijuar për të kapur zërin nga drejtimi me të cilin përballet lentja e kamerës. Zakonisht ka disa mikrofona në një “iPhone”, kështu që ju mund të keni një cilësi më të mirë të zërit tek videot tuaja. Kështu ka qenë që nga “iPhone 5”, i cili u lançua pak më shumë se një dekadë më parë.