Tech

Ju njohim me disa nga specifikat e laptopit të ri MacBook nga Apple!

MacBook Air i fundit nga Apple vjen me një çmim më të ulët se paraardhësi i tij dhe bateri më të fuqishme. Modeli 2024 i laptopit nga Apple përmban çipin më të fundit M3, duke i dhënë produktit një performancë më të mirë. Çipi M3 do të thotë se ka më shumë energji dhe jetëgjatësi të baterisë sesa shumica e laptopëve të tjerë.

Modeli bazë ka vetëm 8 GB memorie, por memoria e tij mund të dyfishohet. Gjithashtu, ka një hapësirë ruajtëse prej 256 GB, 512 GB, 1 TB dhe 2 TB. Nga jashtë ai duket identik me modelin e vitit 2022. Bëhet e ditur se çmimi i MacBook të ri fillon nga 1,299 euro, por dallon varësisht prej performancës dhe memories.

Laptopi vjen me një kornizë të hollë prej alumini, ekran LCD, tastierë të shkëlqyer, katër altoparlantë dhe një karikues 30 W me kabllo MagSafe. Gjithashtu, MacBook Air është bërë me 50% materiale të ricikluara duke përfshirë alumin, kobalt, bakër, qelq, ari, çelik, kallaj dhe plastikë.

Së fundmi janë publikuar imazhe të reja të laptopit transparent Lenovo (ende koncept) përpara debutimit të supozuar në Kongresin Botëror Mobile në Barcelonë më vonë këtë muaj. Imazhi tregon dy laptopët “të padukshëm”. Ka pasur njoftime të mëhershme për këtë koncept.

Ekranet transparente nuk janë një teknologji e re, ato i kemi parë në pajisje konceptuale për më shumë se një dekadë dhe Samsung madje tregoi një koncept laptop transparent në panairin CES të vitit 2010. Por, pas 14 vitesh, kompanitë si duket janë gati t’i hedhin në treg.