Dilema Sociale Sociale

A do të ndikojë mbyllja e bizneseve votën e punonjësve? Enri Jahaj ka këtë mendim!

“Dilema Sociale” nisi ditën e djeshme me një sondazh të ngritur për mbylljen apo orën policore. I ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike ishte përfaqësuesi i bareve, restoranteve dhe i clubeve, Enri Jahaj. I pyetur nga Eno Popi se sa të papunë kanë mbetur që pas valës së parë të pandemisë dhe sa i vrullshëm ishte më pas rikthimi në punë, Enri tha:

Rreth 25% kanë mbetur papunë, një fashë e rëndësishme. Neve ishim të parët që u mbyllëm dhe të fundit që u hapën. U bë një PR shumë e keqe dhe vazhdon të bëhet qoftë nga qeveria, strukurat, njerëzit. Ne jemi si ata fëmijët e këqinj të lënë në mëshirë të fatit. Disa janë gjobitur e disa janë lënë të punojnë. Ka disa qytete në Shqipëri që funksionojnë edhe pas fashës orare. Një selektim i keq për nivel qytetesh dhe biznesesh. Më së shumti kontrollet janë bërë në pjesën e Bllokut, Rruga e Salës, dhe pjesa tjetër është e lënë jashtë kontrollit. Nëse shifrat këtë periudhë 2 javore do të binin atëherë do të quheshim në shpërndarësit e virusit, por nuk jemi ne pasi shifrat kanë qenë ende të larta. Nuk jemi ne të vetmit që transmetojmë virusin.

Por nëse fasha orare ulet në orën 6 pasdite dhe fundjavat izolohen çfarë ndodh dhe ku goditen bizneset?

Goditemi ne dhe jeta e përditshme e çdo njerit prej nesh. Do të sjellë një lloj frustrimi mendor e psikologjik. Virusi është bërë si puna e ushtrisë që të gjithë duhet ta kalojmë në një moment të caktuar. Ne si popull nuk e kemi përgjegjesinë qytetare të mendojmë jashtë vetes tonë. Mendojmë në mënyrë egoiste. 

A është e vërtëtë që Enri ka kërcënuar si grupim interesi se nëse do të kishte masa më shtrënguese do të orientonin votën e punonjësve?

Neve nuk mund të orientojmë votën, ajo është e lirë për këdo. Por nëse neve do të shtrëngohemi bashkë me ne preken direkt disa familje që ushqehen me bizneset tona. Dhe nëse cënohen këto familje atëhere do të votonin pro ose kundrra atij që i cënon.