Aktualitet Politikë Sociale

Tragjedia në Shkodër, deputetja e PD-së apel: Të alokohen fonde për t’i ardhur në ndihmë grave të dhunuara!

Deputetja e PD-së, Oriola Pampuri ka reaguar pas rastit tragjik ku nëna 39-vjeçare dyshohet se është hedhur në lumin Bunë së bashku me tre fëmijët e mitur.

“Trishtimi është më e pakta ndjesi që mund të ndjejë në shpirt çdokush që dëgjon rreth rastit të nënës dhe tre fëmijëve, në Shkodër, ku prej ditësh u deklaruan të humbur, e nga dje ngjarja filloi të marrë një rrjedhë aq tragjike sa dhe në filma horror, refuzon ta shohësh e ndërron kanal”, shkruan ligjvënësja demokrate.

Pampuri ngre shqetësimin se sistemi i referimit, si dhe mungesa e përgjegjshmërisë e sektorëve socialë në njësitë administrative përkatëse, mundëson këto fatkeqësi.

“Ajo që sot nuk bëhet, është alokimi i fondeve pikërisht për t’i ardhur në ndihmë grave të dhunuara, duke u siguruar strehë për banim, mundësi për punësim, mundësi për të financuar çerdhen, kopshtin e shkollën e fëmijëve deri në moshën që ata janë të aftë për punë”, tha deputetja.

Reagimi i Oriola Pampurit:

📌Trishtimi është më e pakta ndjesi që mund të ndjejë në shpirt çdokush që dëgjon rreth rastit të nënës dhe tre fëmijëve, në Shkodër, ku prej ditësh u deklaruan të humbur, e nga dje ngjarja filloi të marrë një rrjedhë aq tragjike sa dhe në filma horror, refuzon ta shohësh e ndërron kanal.

❗Por bazuar në deklaratat e familjarëve, e vetmja referencë tashmë ku mund të mbështetesh për të konturuar të vërtetat është e trishtë se si sot pas kaq vitesh vijojmë ende të përballemi me histori dhune në familje, me shifra alarmante, me situata nga më makabret, dhe ajo që dëgjojmë sa herë ndodhin ngjarje të tilla, është fjalia rutinë; shtrëngim masash, forcim ligji, “shtrëngim dhëmbësh” thua se do bëjnë namin.

📍Në fakt ligjet i kemi, madje shumë të mira, por ajo që mungon është vëmendja dhe dëshira për të përmirësuar e për të shëruar një plagë kaq të rëndë të shoqërisë sonë.

❗Si profesioniste më parë se ligjvënëse, kam qënë pjesë e grupeve të punës, për hartimin e manualeve të trajnimit për parandalimin e dhunës, ndërgjegjësimin e grave dhe shoqërisë në tërësi për ta referuar atë, kemi hartuar manuale e broshura ndërgjegjësimi, por ja ku jemi sërish.

Sistemi i referimit, si dhe mungesa e përgjegjshmërisë e sektorëve socialë në njësitë administrative përkatëse, të cilat duhet të kenë nën vëzhgim çdo ngjarje në komunitet, dhe duhet të referojnë çdo situatë që cënon mirqënien psikologjike të fëmijëve dhe grave.

📍Ajo që sot nuk bëhet, është alokimi i fondeve pikërisht për t’i ardhur në ndihmë grave të dhunuara, duke u siguruar strehë për banim, mundësi për punësim, mundësi për të financuar çerdhen, kopshtin e shkollën e fëmijëve deri në moshën që ata janë të aftë për punë, mundësimin e shkollimit apo dhënies së një profesioni të të gjitha atyre grave që durojnë dhunën psikologjike e fizike, për arsyen e vetme sepse nuk kanë asnjë lloj mundësie të përballojnë jetesën e të rrisin fëmijët.

📍Të gjitha këto mund të realizohen, nëse paratë nuk do të shkonin për mashtrimin e check up, për abuzimin me sterilizimin, dializën e laboratorët. Të tjerat janë lot krokodili për tu hedhur hi syve shqiptarëve.
🆘Mjaft më me fjalë, ka ardhur momenti i akteve konkrete