Dilema Sociale

A është mëkat shitja e votës? Përgjigjet Ipeshkvi Dom Gjergj Meta

Jo shumë larg nga zgjedhjet e 25 Prillit, shitja e votës ishte kryefjala e mediave. Ipeshkvi Dom Gjergj Meta i pyetur nga Eno Popi në “Dilema Sociale” u shpreh se shitja e votës në fakt është një mëkat.

Të votosh është një obligim kishtar, një detyrim moral. Nuk na e kërkojnë ta bëjmë, por është pjesë e jona. Thirrja ime për të votuar nuk është një gjë e re, pasi e bëjmë këtë gjë përherë. Shitja e votës është një mëkat, konsiderohet një mëkat social.

Prifti gjithashtu tregoi se si vendosi të kthehej në një misionar të fesë. Dom Gjergj Meta tha se e vendosi këtë gjë në moshë të vogël dhe familja e tij nuk e kundërshtoi në këtë vendim të tijin.

Unë vij nga një familje tradicionale. Isha i vogël kur ja thashë familjes time dhe nuk më thanë kurrë jo, vetëm prit edhe pak, vazhdo një shkollë, ndoshta ndërron mendje.