Dilema Sociale

Ipeshkvi Dom Gjergj Meta: “Koncepti im për bamirësinë është ndryshe nga ai i Elvis Naçit”

Prifti katolik Dom Gjergj Meta i ftuar në “Dilema Sociale” është pyetur dhe për përfitimet personale të misionarëve fetarë duke shfrytëzuar pozicionin e tyre. Ndër “personazhet” fetarë që është mjaft i njohur dhe i diskutuar në publik është edhe Imami Elvis Naçi.

Kam respekt shumë për punën e Elvis Naçit. Në kishën katolike, koncepti i bamirësisë është obligim i bashkësisë, jo iniciativë personale. Pra bamirësitë bëhen në mënyrë institucionale, në mënyrë që të shmangen përfitimet personale.

Politikanët zgjedhin “të propagandojnë” punën e tyre duke u përfshirë dhe përdorur kishën. Ipeshkvi Dom Gjergj Meta tregoi se në kohët e sotme ky fenomen është rralluar.

Edhe feja mund të përdori politikën, edhe politika fenë. Në kohët e sotme të dyja palët janë të vetdijshme për funksionet e tyre. Mund të ketë raste të veçanta, por personalisht nuk e kam lejuar kurrë veten të përdorem.