BBV - Live nga shtëpia - NEWS Celebrities Gossip Showbiz

A ka menduar ndonjëherë Dea Mishel të heqë dorë nga rrugëtimi i saj në “BBV2”?

Big Brother VIP Live nga shtëpia në Top Albania Radio rikthehet këtë të diel, emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” do të bëjnë një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri gjatë ditës së sotme, ku Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.

Sot është hera e fundit që do të zhvillohet “BBV Live nga shtëpia në TAR për këtë edicion, duke qenë se javën tjetër është finalja e madhe. Këtë herë Blendi Salaj dhe Enxhi Nasufi do të intervistojnë Dea Mishel dhe a ka menduar ndonjëherë të heqë dorë nga rrugëtimi në “BBV2”?

2 herë e kam menduar, një herë para dasme, isha e ngarkuar dhe një herë tjetër tani pa kaluar shumë kohë, kur erdhën banorët e rinj, disa gjëra që u bën bashkë dhe thash nuk dua më … e lejoj ta them që bëra takim me psikologen… atë javë kam qenë e mërzitur se fola me mamin në telefon dhe më dukej sikur i kisha harruar zërin, u mërzita se kuptova që Olta do dilte po nuk e thoja dot, isha e ngarkuar mendoja edhe për njerëzit që kam jashtë më dukej sikur i braktisa…