Showbiz

A u fejuan Justin Bieber dhe Hailey Baldwin?!

Ditën e djeshme të gjithë u fokusuan tek unaza gjigante prej diamanti që modelja e famshme mbante në gishtin e dorës së majtë. Së fundmi ajo dhe Justin Bieber po kalojnë shumë kohë së bashku që nga pushimet e deri tek predikimet në Kishë.

Media e huaj po zjen nga kurioziteti nëse dyshja i kanë bërë gjërat serioze mes njëri-tjetrit sidomos pasi në Hollywood ka një valë fejesash mes personazheve të famshëm.

Edhe pse ende nuk është e qartë situata, duhet të kujtojmë se vetëm para pak javësh Hailey Baldwin ka dhënë një intervistë ku është shprehur se ajo dhe Justin nuk janë në një lidhje, ata kanë zgjidhur mosmarrëveshjet e së shkuarës dhe tashmë janë vetëm miq të mirë.

Ajo gjithashtu shtoi se lidhja e tyre vite më parë ishte një gabim adoleshentësh dhe një eksperiment i moshës, ndërsa sa i përket unazës së diamantit, atë e ka vendosur edhe vitin e kaluar në “Met Gala”.

Nëse ata kanë ndryshuar mendje rreth marrëdhënies që ndajnë me njëri-tjetrin atëherë pritet që vetë personazhet e famshëm të reagojnë kundrejt këtyre aludimeve.