Showbiz

Adam Levine pas 16 sezonesh braktis jurinë e “The Voice”

Këngëtari i famshëm Adam Levine së fundmi ka marrë një vendim që nuk u prit aspak mirë nga fansat dhe kolegët e tij.

Ai hoqi dorë nga roli i tij si trajner në “The Voice” pas 16 sezonesh të këtij spektakli. Këngëtari u shpreh se dëshiron të marrë përsipër projekte të reja dhe më emocionese duke mos u shqetësuar aspak për ata të cilët u mërzitën nga ky vendim.

Mendohet se vendin e tij në këtë talent-show do ta marrë Christina Aguilera.