Showbiz

Adele ritakon “Spice Girls” pas 21 vitesh, festojnë dhe dehen së bashku

Adele është një fanse e zjarrtë e “Spice Girls” dhe këtë e kuptuam nga postimet e saj të shumta që ka publikuar në rrjetin social Instagram.

Britanikja ishte e pranishme në koncertin e fundit të ribashkimit të grupit në stadiumin “Wembley” duke kërcyer e kënduar nën ritmet e interpretimeve të tyre.

Adele ishte në rradhë të parë dhe ka shijuar çdo moment të koncertit dhe më pas është ritakuar me këngëtaret e grupit për të festuar gjithë natën me to.

31-vjeçarja u shpreh se ritakimi pas 21-vitesh me grupin e saj të preferuar është një ëndërr e bërë realitet. Festa mes tyre ishte krejtësisht e çmendur duke u dehur dhe bërë karaoke së bashku.