Celebrities Gossip Showbiz

Adrola Dushi festoi 30-vjetorin, ja kush ishin të ftuarit VIP në festën e ditëlindjes!

Adrola Dushi, modelja e njohur shqiptare e cila ka pasur një karrierë disavjeçare në ShBA ka qënë shumë e përfolur kohët e fundit, për shkak të aludimeve për një lidhje dashurie me këngëtarin e njohur, Capital T. Kjo nuk u pranua nga asnjëri prej tyre, por e ftuar në emisionin ‘Më lër të flas’ Adrola sërish vendosi të mos përgjigjej në mënyrë të drejtpërdrejt lidhur me jetën e saj private dhe të tregojë nëse është apo jo në një lidhje me Kapon, por deklaroi se ishte ne lidhje me veten dhe ishte shumë e lumtur.

Modelja e njohur, Adrola Dushi, kishte pak ditë më parë ditëlindjen, ku festoi 30-vjetorin e lindjes. Miqtë dhe të afërmit i kishin bërë asaj një festë surprizë, e sot ka vendosur që të ndajë disa foto me ndjekësit e shumtë. Modelja ka ndarë pamjet e para nga festa e saj madhështore, ku ajo që bie në sy kanë qenë elementët që e kanë bërë të veçantë, siç janë lulet, limonët dhe festa në det.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ADROLA DUSHI (@adroladushi)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ADROLA DUSHI (@adroladushi)

Adrola shpesh poston në Instastory shprehje me anë të të cilave na tregon se si ajo ndjehet në momente të ndryshme të jetës. E kështu ka ndodhur së fundmi teksa ka ndarë me ndjekësit një shprehje që është gjithashtu dhe një këshillë e mirë  për të gjithë ne.