Celebrities Gossip Showbiz

“Kujdesuni për veten…” Kujt ia dedikon këto fjalë Adrola Dushi?

Adrola Dushi, modelja e njohur shqiptare e cila ka pasur një karrierë disavjeçare në ShBA ka qënë shumë e përfolur kohët e fundit, për shkak të aludimeve për një lidhje dashurie me këngëtarin e njohur, Capital T. Kjo nuk u pranua nga asnjëri prej tyre, por e ftuar në emisionin ‘Më lër të flas’ Adrola sërish vendosi të mos përgjigjej në mënyrë të drejtpërdrejt lidhur me jetën e saj private dhe të tregojë nëse është apo jo në një lidhje me Kapon, por deklaroi se ishte ne lidhje me veten dhe ishte shumë e lumtur.

Adrola shpesh poston në Instastory shprehje me anë të të cilave na tregon se si ajo ndjehet në momente të ndryshme të jetës. E kështu ka ndodhur së fundmi teksa ka ndarë me ndjekësit një shprehje që është gjithashtu dhe një këshillë e mirë  për të gjithë ne.

Po ju dërgoj dashuri të gjithë atyre që gjendja e tyre mendore nuk ka qenë mirë së fundmi. Jam krenare për ju që po bëni më të  mirën për të qenë mirë, sido që të duket. Kujdesuni për veten dhe mos harroni që është në rregull të kërkoni ndihmë. Ke arritur deri këtu dhe do vazhdosh ta bësh.  

Data 3 gusht ka qenë shumë e rëndësishme në karrierën e Adrolës, pasi është dekoruar me “Stemën e Artë” të Bashkisë Mirditë nga Kryetari i Bashkisë së Mirditës,  Z. Ndrec Dedaj për kontributin e saj në fushën e modelingut shqiptar.