Politikë

Agron Shehaj largohet nga punimet e Kuvendit Kombëtar të PD, Nishani zgjedh të mos marrë pjesë.

Agron Shehaj i cili ishte një nga rivalët e Lulzim Bashës në zgjedhjen për kryetarin e Partisë Demokratike, është tërhequr nga mbajtja e një fjalimi në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të kësaj force politike.

Shehaj i cili është aktualisht drejtues politik që qarkun e Tiranës, ishte në radhë për të mbajtur fjalim, por ka refuzuar, duke zgjedhur largimin.

Kujtojmë se Kuvendi Kombëtar i PD-së nisi punimet në orën 11:00, punime të cilat janë duke vijuar ende dhe pritet të votohet edhe zgjedhja e 300 anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar, mandati i të cilit u ndërpre para kohe.

Delegatët janë ftuar të miratojnë propozimet e Lulzim Bashës për ndryshimet në statut që nuk sollën asnjë risi në mandatin e kryetarit, ndryshe nga sa kishin kërkuar kritiket e tij, platformat e të cilëve u rrëzuan nga Kryesia.

Edhe ish-presidenti Bujar Nishani, kryetar aktual i këshillit Kombëtar nuk ka marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar të PD-së. Karrigia e Nishanit, një nga kritikët e Lulzim Bashës, është fotografuar bosh në Kuvend.