Gossip Showbiz

Ajo sot feston ditëlindjen, e dini sa vite mbush Genta Ismajli?

Me plot gojën mund të themi se ajo është diva e muzikës shqiptare. Me një karrierë të gjatë muzikore, Genta Ismajli sot feston ditëlindjen dhe ju me siguri nuk e merrni dot me mend sa vite mbush. Ajo sot mbush plot 36-vjeçe dhe duket po njësoj si Genta e shumë viteve përpara.

Kohët e fundit bukuroshja ke qenë mjaft e përfolur për shkak të lidhjes së saj me biznesmenin turk, Usta. Dashuria e tyre sa vjen e bëhet më e fortë. Kjo kuptohet pasi dyshja shihen gjatë gjithë kohës në shoqërinë e njëri tjetrit.

Dhe nuk kishte si të mungonte urimi i tij për të dashurën e zemrës. Nëpërmjet një postimi në Instastory ai ka shkruar:

Të dua shumë.

Dhe jo vetëm kaq. Ai ka shkruar edhe disa fjalë të tjera zemre në gjuhën turke dhe angleze.

 

Rikujtojmë, se Genta dhe Usta kanë 2 vite me njëri tjetrin dhe pasi kjo lidhje u bë publike, këngëtarja është përfolur për një shtatzëni të mundshme.

Ndërkaq, Genta dhe reperi i njohur Fero kanë publikuar disa ditë më parë bashkëpunimin e tyre të parë muzikor i cili mban titullin “Level Up”.